24-04-2024

Gjendet një person i varur në litar në Suharekë

Një person dyshohet të jetë vetëvrarë sot në fshatin Studençan të Suharekës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj ka konfirmuar për IndeksOnline se ai është gjetur i varur në litar.

“Rasti ka ndodhur pak pas orës 15:00. Kemi pranuar një informacion prej qendrës emergjente për një person që gjendet pa shenja jeta. Dyshohet se ka bërë vetëvrasje pasi është gjetur nga familjarët i varur në litar”, deklaroi ai.

Këtë rast Prokuroria e ka cilësuar rastin si vdekje e dyshimtë.

Asnjë koment

Comments are closed.