23-04-2024

Gjendet trupi i pajetë i mësimdhënësit që u hodh nga “Ura e Fshejt

Është gjetur trupi i pajetë i mësimdhënësit që u hodh nga ura e “Fshejt”.

Pas gati një muaji që kur ai ishte hedhur, ekipi i kërkim- shpëtimit të FSK-së, kanë arritur ta gjejnë trupin e pajetë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetar i komunës së Rahovecit Smajl Latifi.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “Ekipi i Gardës së FSK-së, njësia e kërkim shpëtimit “Togu i ujërave” në krye me rreshterin e klasit të parë Naim Mala, tash e sa ditë janë në terren për të bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë, andaj i shpreh mirënjohje të thellë për angazhimin e tyre”.

Postimi i plotë i tij:

Ndërsa lidhur me gjetjen e mësuesit 47 vjeçar ka bërë njoftimin  edhe Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së.

“FSK-ja gjen trupin e pajetë të personit që ishte hedhur nga “Ura e Fshajtë”

Sot me datë 22 shkurt, Njësiti i Kërkim Shpëtimit i Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë operacionit, kanë gjetur trupin e pajetë të N.G. (47) nga fshati Sapniq i Komunës së Rahovec, i cili ishte hedhur nga “Ura e Fshajtë” në Gjakovë.

Operacionet e Kërkim Shpëtimin janë realizuar në kushte shumë të vështira të punës që nga data 26 janar deri më 22.02.2021, dhe jan[ realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ,Komunën e Rahovecit dhe klubin e zhytjes ,,Trepça”

Asnjë koment

Comments are closed.