17-05-2026

Gjendet vajza e raportuar e zhdukur në Prizren, përfundoi në spital para se t’i dorëzohej familjes

Një vajzë e mitur që ishte raportuar e zhdukur në Prizren është lokalizuar nga Policia pas ndërhyrjes së shpejtë të hetuesve, mëson Gazeta Sinjali.

Burime të afërta me rastin bëjnë të ditur se menjëherë pas pranimit të informacionit për zhdukjen e të miturës E.R., njësitet e hetimeve për të mitur në Prizren kanë nisur kërkimet intensive në terren.

Pas disa orësh angazhim, Policia ka arritur ta lokalizojë vendndodhjen e vajzës, e cila fillimisht është shoqëruar në Stacion Policor për procedurat e nevojshme.

Më pas, e mitura është dërguar për kontroll mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren dhe në fund i është dorëzuar familjarëve.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurorja Kujdestare e Departamentit për të Mitur, ndërsa rasti po trajtohet sipas procedurave për person të zhdukur-gjetur.

Asnjë koment

Comments are closed.