Gjendja me COVID: Një i vdekur dhe 21 raste sot në Kosovë
Një person ka vdekur dhe 21 raste me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë në raportin për të mërkurën.
Sipas njoftimit janë kryer 2.114 testime ndërkaq janë konfirmuar 111 persona të shëruar.
Deri tash janë regjistruar 107 mijë e 533 raste pozitive, ndërsa kanë vdekur 2247 persona.
Aktualisht janë 832 raste aktive.