03-10-2024

Gjimnazi  “Loyola” ndërton qendër për ashkalinjtë që kanë braktisur shkollën

Të dielën, duke filluar në orën 15.00, do të vihet gurthemeli i Qendrës Edukative “Loyola-Tranzit” në Arbanë. Në ceremoninë zyrtare pritet të jenë të pranishëm zyrtarë të Ambasadës Gjermane në Kosovë, Kryetari i Prizrenit,  Mytaher Haskuka, përfaqësues të KFOR-it dhe donatorët gjermanë, të cilët e kanë mbështetur financiarisht këtë projekt.

 

Qendra, që do të funksionojë në kuadër të gjimnazit “Loyola” të Prizrenit,  do të ofrojë një kopsht fëmijësh dhe hapësirë për mësim për fëmijët e komunitetit ashakli, të cilët jetojnë në këtë pjesë të Prizrenit.

 

Sipas dinamikës së paraparë, në shtator do të fillojë mësimi në këtë qendër, e cila do të jetë një rasti i jashtëzakonshëm për këtë komunitetin, të cilët do të kenë një mundësi më shumë për t’u përfshirë në rrjedhat arsimore dhe të integrimeve me komunitetet tjera.

 

Qendra do të jetë një lloj shkolle për mësim të përshpejtuar për ata, të cilët e kanë braktisur shkollën.

Projekti do të realizohet tek udhëkryqi në të cilin bëhet kyçja për në rrugën Prizren-Gjakovë.

Asnjë koment

Comments are closed.