Gjinekologu lë shtatzënë dhjetëra paciente pa dijeninë e tyre
Përdorte spermën e tij për të lënë shtatzënë pacientet, të cilat mendonin se ishin sterile.
Bernard Norman Barwin, një gjinekolog kanadez nga Ottawa, u pezullua nga detyra, për shkak se kishte përdorur spermën e tij gjatë farëzimit artificial, tek pacientet.
Për vite me radhë nga 1970 deri në vitin 2014, ai aplikoi një sjellje aspak profesionale, duke përfituar nga besimi dhe gjendja shpirtërore e vajzave dhe grave që i drejtoheshin për ndihmë.
Gjithçka u zbulua nga një prej vajzave të doktorit, tashmë e rritur, e cila ishte ngjizur me mashtrim nga mjeku.
Kështu duke bërë analizën e ADN-së ajo zbuloi se ishte vajza e gjinekologut i cili kishte ndjekur të ëmën, kështu që bëri denoncim.
Kjo bëri që ndaj tij të thellohen hetimet, të cilat bënë zbulimet e paimagjinueshme.
Ai kishte lënë shtatzënë me dhjetëra femra të tjera, të cilat i ishin drejtuar për ndjekje, duke menduar se ishin sterile, ku dhe mendohet se është babai biologjik i 11 fëmijëve.
Tashmë mjeku është pezulluar nga puna dhe është dënuar që të paguajë 10 mijë dollarë gjobë në më pak se një muaj./GazetaExpress