Gjuan me armë në një aheng familjar, arrestohet një suharekas
Në fshatin Bllacë të Komunës së Suharekës, gjatë ahengut familjarë (dasmës), policia në Suharekë ka pranuar një informacion se ka të shtëna nga arma e zjarrit.
Në lidhje më këtë rast policia e informoj prokurorin e shtetit dhe filloj një kontroll. Gjatë realizimit të kontrollit, një person tjetër i dyshimtë u gjet në posedim të armës AK47, kalibër 7.62 mm.
Policia sekuestroj në cilësinë e provës materiale armët e gjetura, ndërsa të dyshimtit N.G i lindur në vitin 1969 dhe H.G i lindur në vitin 1977, u ndaluan në mbajte në afat prej 48 orë.
Rasti është duke u hetuar. Përkundër thirrjeve dhe projektit “Festo me zëmër dhe jo me armë”, persona të dyshimtë përdorin armë zjarri duke rrezikuar jetën e pjesëmarrësve në ahengje familjare dhe qytetarët për rreth, aty ku banojnë. Policia do të reagojë fuqishëm në të gjitha rastet e paraqitura, thuhet në njoftim