24-10-2024

Gjykata e Prizrenit: Ish-kryeinspektori i Prizrenit, Durmishi ka vuajtur burgimin

Gjykata Themelore në Prizren ka bërë një reagim ndaj një shkrimi të publikuar dje në Gazetën Express rreth një ish-zyrtari të Komunës së Prizrenit Nysret Durmishi, që ishte dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare i cili tani është punësuar si Inspektor i Punës në Ministrinë e Punës.

Express ka raportuar gabimisht që Durmishi nuk e ka vuajtur dënimin me tetë muaj burgim por që është larguar nga vendi për t’i ikur dënimit. Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore të Prizrenit Durmishi është kthyer pasi ndaj tij është lëshuar udhër arrest ndërkombëtar.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e Gjykatës e cila konfirmon se pas arratisjes Durmishi është kthyer për ta vujtuar dënimin që e kishte bërë pas shkeljes së ligjit.

Prizren, data 27.05.2019 – Gjykata Themelore në Prizren DEMANTON lajmin e publikuar me datë 26.05.2019, në gazetën “Express” me titull “I iku dënimit me burg, kthehet në Kosovë dhe bëhet inspektorë.”

E vërteta është se: I akuzuari Nysret Durmishi nga Prizreni është dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren me 8 muaj burgim efektiv për veprën penale keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 të KPRK-së.

Për dijeninë tuaj dhe të opinionit publik, ndaj të njëjtit është lëshuar Urdhër Arrest Ndërkombëtar, i njëjti iu ka paraqitur organeve të drejtësisë ku edhe është ekzekutuar VENDIMI– pra i akuzuari Nysret Durmishi e ka vuajtur dënimin me burgim.

Më poshtë gjeni edhe reagimin e Nysret Durmishit:

E lexova një shkrim që e keni bërë ose e keni marrë nga ndonjë portal tjetër. Kam menduar se të paktën ju jeni njëri nga portalet më profesionale në punën tuaj. Nuk dua të iu shes moral e as të iu mbaj ligjërat për mënyrën e dhënies së lajmit.

Lajmi juaj rreth meje, burgososjes sime, rreth ikjes nga drejtësia dhe punësimi im, abosultisht nuk qëndrojnë.

Po iu informojë se unë kam qenë Drejtor i Inspekcionit në K.K.Prizren gjatë periudhës janar 2008 deri më 31.03.2010. Për shkak të përqarjeve në PDK, dega Prizren, unë e kam braktistur PDK’në dhe që nga viti 2010 kam qenë i papunë.

Në vitin 2014 mua është ngritur një aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Aktakuza ngritet në muajin e fundit para se të bëhet vjetërsimi i lëndës, ngase afati i parashkrimit është pesë vite nga data e kryerjes së veprës.

Unë akuzohem për moszbatimin e ligjit për vitin 2009, për mos rrënimin e një objekti me tejkalim.

Viti 2009 ka qenë vit i zgjedhjeve lokalke dhe nga momenti i shpalljes së datës së zgjedhjeve, pozitave politike iu bie ndikimi, ndërsa unë kam qenë i emëruar politik.

Mbas shumë seancave, në vitin 2016 unë dënohem me burg efektiv prej 8 muajve.

Unë sot e kësaj dite e deri në vdekje nuk e ndiej veten fajtor dhe mund të dëshmoj pafajësinë time në çdo kohë. Vetëm një fakt po iu foroj që mund të verifikoni, objekti për të cilin unë akuzohem dhe jam dënuar, si për qudi në vitin 2015, tejkalimi i objektit në fjalë legalizohet nga Drejtoria e Urbanizimit në Prizren.

Për qudi, kjo informatë ka mbetur e fshehur në sirtarët e Komunës. Unë dënohem në vitin 2016, pra një vit pasi objekti legalizohet. Andaj unë kam shumë arsye që mos t’i bindem drejtësisë.

Mbas një rehabilitimi shpirtëror, unë në janar të 2018 jam kthyer në vuajtje të dënimit, jam kthyer vullnetarisht.

Vuaj dënimin gjashtë muaj e disa ditë. Mbas vuajtjes së 50 % të dënimit, unë kam pas të drejtë për lirim me kusht, por më është refuzuar kërkesa. I drejtohem Gjykatës Themelore në Prizren për faljen e ¼ të dënimit, që mua më takonte falja për 2 muaj. Gjykata Themelore në Prizren, me falet vetëm një muaj. Unë e ankimoj vendimin e Gjykatës Themelore në Gjykatë të Apelit, dhe Gjykata e Apelit vendos në favor timin dhe më zbutet dënimi për 56 ditë.

Kështu që unë lirohem nga vuajtja në mënyrë krejt ligjore duke e shfrytëzuar të drejtën time.

E dyta, unë nuk kam masë shtesë për mos ushtrimin e profesionit, s’kam asnjë dënim shtesë ose plotësues, këtë e dëshmoj me vendim të Gjykatës.

Mua s’më mohohet e drejta e punësimit në asnjë institucion. Andaj duke u bazuar në të vërtetën që jua paraqita, mendoj që shkrimi juaj është jo i bazuar në fakte dhe aspak profesiona; .

Andaj duke u bazuar ne te verteten qe ja u paraqita,mendoj se shkrimi juaj eshte jo i bazuar ne fakte dhe aspak profesional

Për çdo gjë që ju intereson unë jam i hapur.

Me respekt

Nysret Durmishi

Asnjë koment

Comments are closed.