19-05-2024

Gjykata lëshon urdhëresë për sjelljen me Polici në gjyq të Remzi Shalës

Remzi Shala i njohur si ‘Molla e Kuqe’ mungoi sot në seancën e paraparë të mbahej në Gjykatën Themelore Prizren në gjykimin rreth vrasjes së Haxhi Perteshit në vitin 1998.

Mungesa e tij e shtyri trupin gjykues që lëshojë urdhër që Shala të sillet me Polici në gjykatë për seancën e ardhshme.

Shala në dhjetor kishte pranuar ftesë që më 17 janar të intervistohet në Hagë nga ana e prokurorëve të Gjykatës Speciale në Hagë dhe që nga ajo kohë ka humbur çdo kontakt nga avokati i tij./kallxo.com

Asnjë koment

Comments are closed.