Gjykata Speciale publikon vendimin: Ua pezullon vizitat dhe komunikimet Thaçit, Veselit e Selimit
Gjykata Speciale ka marrë vendim që Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, t’u pezullohen vizitat dhe të gjitha komunikimet.
Ky vendim i Gjykatës erdhi pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendoi se të akuzuarit k kanë shkelur urdhrat e trupit gjykues duke zbuluar informata konfidenciale të dëshmitarëve të mbrojtur ose edhe pjesë nga dëshmitë e tyre për personat që i vizituan.
“Pas kërkesës së ZPS-së në çështjen gjyqësore Prokurori i Specializuar kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve për ndryshimin e kushteve të paraburgimit, Trupi Gjykues II ka urdhëruar disa masa të përkohshme për kufizimin e komunikimeve dhe të vizitave që mund t’u bëhen Hashim Thaçit, Kadri Veselit, dhe Rexhep Selimit.
Trupi Gjykues ka vendosur se këto kufizime janë të përshtatshme, duke pasur parasysh rrezikun e nxjerrjes së paligjshme të informacionit konfidencial nga objekti i paraburgimit. Kufizimet do të jenë në fuqi përkohësisht, deri në momentin kur Trupi Gjykues të lëshojë vendimin e plotë në lidhje me themelësinë e kërkesës ZPS-së”, thuhet në vendim e Speciales.