Goditet AAK në Prizren – e gjithë kryesia e kësaj nëndege jep dorëheqje

Kandidati për Asamble i AAK-së në Prizren në zgjedhjet e fundit, Besnik Baldedaj ka njoftuar se ka ofruar dorëheqjen nga ky subjekt politik.

Ai ka bërë të ditur se një vendim të tillë e ka marrë dhe gjithë kryesia e AAK-së në Dedaj të Hasit.

Baldedaj ka thënë se një vendim i tillë ka ardhur pasi nuk beson më në projektin dhe vizionin e AAK-së me theks të veçantë “degës në Prizren”, e cila e nënvlerësoj anashkaloji gjithë këtë kontributin e tij.

Reagimi i plotë:

Të nderuar qytetarë dhe përkrahësit e mi,

Me shumë keqardhje më duhet t’ju njoftoj se sot, që nga ky moment unë s’bashku me kryesinë e nëndegës së AAk’së në Dedaj (regjioni i Hasit) japim dorëheqje të pa revokueshme nga të gjitha strukturat dhe funksionet e AAK-së”.

Vendimi për t’u larguar nga shtëpia të cilën edhe vet e kam ndërtuar, si një ndër asambleistët më të votuar të listës së AAK-së dhe Dedaj një nëndegë me aktive e këtij subjketi politik në Prizren nuk ishte aspak i lehtë.

Por rrugët tona ndahen këtu sepse unë më tutje nuk besoj në projektin dhe vizionin e AAK-së me theksë të veqantë “degës në Prizren”, e cila e nëvlersoj anashkaloji gjithë këtë kontribut timin, kontributi ynë mëtutjeshëm aty, nuk do të jetë më i sinqertë.

Votuesve të AAK-së dhe mbështetësve të mi, ju falënderohem nga zemra për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme për mua, me dëshirën që të takohemi sërish në rrethana më të mira!

Ne politik vota te mban.

I juaji.Besnik Baldedaj

Tags: