19-04-2024

Grabitje në Prizren: Një person sulmohet dhe i merren parat që po këmbente

Një rast i grabitjes ka ndodhur në Prizren, derisa një person po këmbente paratë, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur derisa viktima ishte duke i numëruar i dyshuari e godet me grusht dhe ia merr të hollat.

Raporti i PK-së:

Prizren, 31.08.2021 – 20:25. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar, se i dyshuari NN mashkull rreth 40 vjeçar iu është ofruar për ti shkëmbyer franga zvicerane. Viktima duke i numëruar të hollat  i dyshuari e godet me grusht dhe ia merr të hollat. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë në kërkim të dyshuarit, ndërsa viktimës iu është ofruar tretmani mjekësorë./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.