25-04-2024

Grabitje sikur në filma në Prizren

Një rast i grabitjes sikur në filma ka ndodhur në rrugën ”Bekim Berisha-Abeja”, mbrëmë rreth orës 23:30 në Prizren.

Policia ka njoftuar se një femër, ka njoftuar se derisa ishte duke ecur në rrugë me bashkëshortin, i janë afruar me një Motoçikletë dy persona të cilët në kokë mbanin helmeta, në lëvizje i kanë vjedhur çantën e krahut, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Viktima ne çantë kishte pasur letërnjoftimin, një telefon “Samsung”, një portofol, para të gatshme, si dhe disa gjera personale.

Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore. Njësitet relevante policore po hetojnë rastin./GazetaePrizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.