Granit Xhaka në listën e largimeve nga Arsenali
Në prag të afatit kalimtar të janarit, raportohet se Arsenali do të pësojë ndryshime rrënjësore në skuadër, teksa pritet edhe largimi i mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka.
“Eurosport” shkruan se Mikel Arteta do të jetë i sigurt në postin e trajnerit, por jo edhe shumë lojtarë.
Xhaka është befasia e kësaj liste. Pasi i pati ditët më të errëta në klub për shkak të përleshjes verbale me tifozët, u duk se reprezentuesi i Zvicrës ka paraqitje të mira, megjithatë, kanë dalë jo të kënaqshme mjaftueshëm për teknikun spanjoll. Arteta nuk e sheh në planet e veta as qendërmbrojtësin shqiptar, Shkodran Mustafi. Kampioni i Botës me Gjermaninë mund të largohet, por në afatin kalimtar të verës./k.net