17-05-2024

Grenell jep lajmin e madh për Kosovën dhe Serbinë: Më 27 qershor në Washington diskutime për dialogun

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun, Richard Grenell përmes Twitterit ka konfirmuar se më 27 qershor do të ketë diskutime për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka bërë të ditur gjithashtu se i është premtuar ndalja e fushatës së çnjohjes së Pavarësisë së Kosovës.

“Lajm i madh. Kam marrë zotimin nga qeveritë e Kosovës dhe Serbisë që përkohësisht ta pauzojnë fushatën e mosnjohjes dhe kërkesën për anëtarësim ndërkombëtar në mënyrë që të takohen në Washington, në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor për të biseduar rreth dialogut”, ka shkruar Grenell.

Ai tutje ka shtuar se nëse ndonjëra palë është e pakënaqur me diskutimet e 27 qershorit atëherë do t’i kthehen “status quo-së” pasi të largohen nga Washingtoni.

“Siç e kemi thënë në vazhdimësi, së pari duhet të bëjmë progres në rritjen ekonomike. Ky është fokusi. Shikoj përpara për këto bisedime”, ka shkruar Grenell. /k.net

Richard Grenell

@RichardGrenell

1,407 people are talking about this

 

Asnjë koment

Comments are closed.