24-11-2024

Gripi sezonal në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë shpall situatë epidemiologjike – jep disa udhëzime

Si rrjedhojë, MSH ka apeluar për vigjilencë të shtuar, derisa ka listuar disa masa parandaluese dhe tha se në rast simptomash të gripit konsultoni mjekun familjar për këshilla dhe trajtim të duhur.

Masat e rëndësishme për parandalim:

1. Mbuloni hundën dhe gojën kur të teshtini dhe kolliteni;

2. Praktikoni higjienën e duarve dhe shmangni kontaktet e afërta me të sëmurët;

3. Nëse jeni të sëmurë, qëndroni në shtëpi për të parandaluar përhapjen e mëtejshme;

4. Ushqimi i shëndetshëm me më shumë lëngje, kryesisht vitaminoz dhe gjumi i mjaftueshëm janë të rëndësishëm.

Kujdes i shtuar për grupet më të rrezikuara:

Është veçanërisht e rëndësishme që grupet si: Personeli shëndetësor, gratë shtatzëna, fëmijët, të moshuarit dhe personat me imunitet të dobësuar, të kenë kujdes më të shtuar gjatë sezonit të gripit.

Vaksinimi – mbetet mbrojtja më efikase:

Qysh në fillim të tetorit 2023 Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 85,000 doza të vaksinës sezonale.

Vaksinimi është mbrojtja më e mirë kundër gripit.

Vaksinoheni një herë për të qenë të mbrojtur gjatë tërë sezonit kur gripi është më i shprehur.

“Ju lutemi të ndiqni këshillat e mësipërme për të mbrojtur veten dhe të tjerët!”, përfundon apelin MSH.

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.