Gruaja në Prizren e bën llom burrin, 36-vjeçari kërkon ndihmën e Policisë
Në një familje në rrugën ‘William Walker’ në Prizren, një grua dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj.
Gazeta Sinjali mëson se 36-vjeçari ka denoncuar rastin në Polici, ku ka bërë me dije se e bashkëshortja e tij e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me shuplaka në pjesë të ndryshme të trupit dhe si pasojë ka marrë lëndime trupore.
Si rezultat i denoncimit, e dyshuara është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit, ndaj saj është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.
Lexo edhe;
Vetëvendosje në Prizren: Gjetjet e Auditorit për shkeljet nga Komuna përbëjnë vepër penale