09-05-2024

Guardiola i ‘hidhet në fyt’ gjyqtarit, pastaj e përqafon në mënyrë qesharake prej kartonit (video)

Manchester City i Pep Guardiolës e mbajti të paprekur rekordin 100% në Champions League, me fitoren e vuajtur ndaj Borussia Dortmund, në ndeshjen e tyre të dytë në Grupin G. Megjithatë, kampionëve të Anglisë iu desh të bënin një përmbysje të vonuar pasi Jude Bellingham i kishte kaluar mysafirët në avantazh pak para orës lojë.

Dy gola brenda katër minutave me John Stones dhe Erling Haaland i dërguan 3 pikët në llogarinë e “qytetarëve”. Në fakt ishte trajneri i City ai që e vodhi shfaqjen pas bilbilit të trefishtë të arbitrit kryesor.

Trajneri katalanas mori një karton të verdhë pas përfundimit të 90 minutave, pasi u fut në një debat të ashpër me arbitrin italian Daniel Orsato, i cili bëri drejtësi në këtë ndeshje. Më pas, Pep duket se i lutet Orsatos që të mos i tregojë të verdhën nga xhepi dhe në fund e përqafon në mënyrë gazmore. Incidenti është bërë “viral” në të gjithë botën e futbollit, e cila i ka shijuar veprimet e Pep.

Atmosfera ishte e zhurmshme në “Etihad”, pasi vendasit arritën një fitore dramatike ndaj Dortmundit. Ndërsa City dominoi shumicën e lojës, me 76% posedim të topit, me 12 goditje në portën kundërshtare, përmbysja erdhi vetëm në 10 minutat e fundit.

Megjithatë, ish-trajneri i Barcelonës nuk dukej shumë i lumtur pasi shkoi drejt gjyqtarit për të argumentuar ashpër pretendimin e tij. Atij iu bashkua Phil Foden, teksa të dy u përpoqën të shprehnin mendimin e tyre. Guardiola më pas duket se i bërtet Orsatos, duke i thënë edhe “fuck off”, i cili i dha kartonin e verdhë trajnerit.

Asnjë koment

Comments are closed.