Guardiola i sinqertë: ”Duhet të heqim kapelën për atë që ka bërë Madridi”

Pep Guardiola nuk ka hezituar të lavdërojë performancën e Real Madridit në Champions League, që kanë fituar 4 nga 5 titujt e fundit të këtij kompeticioni.

”Eshtë spektakolare, për të hequr kapelën. Nuk ka rëndësi a e meriton apo jo sepse është shumë e vështirë ajo që ka bërë. Kjo tregon cilësinë e ekipit dhe shpresojmë që do t’i ndalim në rrugën e tyre për të katërtën radhazi. Duhet t’i përgëzojmë. Zidane ka bërë një punë spektakolare.”, ishin fjalët e teknikut të Manchetster Cityt.

Gjithashtu ai kur u pyet për nënshkrimin e mundshëm me Iscon u përgjigj me vetëm një jo./rmadridalbania.info/