22-11-2024

Hajnat e njohur nga Prizreni, V. Sh., arrestohet dhe dërgohet në vuajtje të dënimit

Pasditen e të premtes është ndaluar në një nga pikat kufitare i dënuari me 3 vjet e 5 muaj burgim për grabitje, Valton Shigjeqi nga Prizreni, i cili është dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit, raporton Gazeta Sinjali.

Siç dihet Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj dy të rinjve nga Prizreni, Bajram Çoçaj dhe Valton Shigjeqi, të akuzuar se në bashkëkryerjen kanë kryer veprën penale grabitja, si dhe për vjedhja grabitqare.

Seanca ku u shpall aktgjykimi ndaj tyre është mbajtur para disa ditësh.

Në një përgjigje për Sinjalin, zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj, ka bërë të ditur me herët se dy të akuzuarit janë dënuar me burgim dhe me gjobë.

news image

“Të akuzuarin V.Sh., Gjykata e ka gjykuar me dënim UNIK me GJOBË në shumën prej 1.600 Euro, dhe DËNIM UNIM me BURGIM në kohëzgjatje prej 3 (tre) vjet e 5 (pesë) muaj.

Të akuzuarin B.Ç., me dënim UNIK me GJOBË në shumën prej 1.100 Euro, dhe DËNIM UNIM me BURGIM në kohëzgjatje prej 2 (dy) vjet e 10 (dhjetë muaj).”

Çoçaj dhe Shigjeqi akuzohen për grabitje dhe vjedhje grabitqare, raste këto që kanë ndodhur në korrik dhe shtator të vitit të kaluar, në dy lokacione të ndryshme në Prizren.

Lexo edhe:

“Trika” elektorale e Shaqir Totajt ndaj mësimdhënësve në fund të mandatit

Asnjë koment

Comments are closed.