23-11-2024

Hapen lokalet në Gjermani, ja si po e mban distancën kjo kafene

Vendet europiane ngadalë po i kthehen jetës normale. Një nga to është edhe Gjermania, ku masat e vendosura nga shteti janë duke u relaksuar.

Kjo nuk është befasi, pasi Gjermania është një nga vendet që e ka përballuar më së miri pandeminë. Deri më 14 maj, 150,000 njerëz janë shëruar nga koronavirusi në shtetin gjerman.

Më 6 maj, Kancelarja Gjermane Angela Merkel tha se qëllimi për ngadalësimin e virusit është arritur dhe se faza e parë e pandemisë ka marrë fund, përderisa ka kërkuar nga të gjithë që të kenë kujdes që të mos shkaktohet një valë e dytë, transmeton Gazeta Express.

Në të njëjtën datë, qeveria federale hoqi edhe disa ndalesa të cilat u dhanë mundësi restoranteve të fillojnë punën nën disa rregulla strikte. Një kafe në Schwerin, e quajtur “Cafe & Konditorei Rothe” filloi punën këto ditë, duke iu shërbyer klientëve jashtë.

Kjo kafe u sigurua që tavolinat të jenë nga 1.5m larg, për të mbajtur distancën mes klientëve, gjë që çdo restorant duhet ta bëjë. Megjithatë, pronari i kësaj kafe shkoi edhe një hap më tej, me një ide gjeniale për të mbajtur distancën – me shkopinj pishine në kapela!

Asnjë koment

Comments are closed.