09-08-2022

Hapet kufiri Kosovë-Shqipëri, s’ka më ndalesa në vikende

Sot nisi zbatimi i marrëveshjes për hapjen tërësore të kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Çdo fundjavë gjatë sezonit veror në pikat kufitare nuk do të ketë asnjë ndalim për kontroll dokumentash apo policor. Marrëveshja u arrit në mbledhjen e fundit të përbashkët të dy qeverive.

Në këtë mbledhje është rënë dakort që çdo fundjavë nga një qershori deri në 30 shtator mes Kosovës dhe Shqipërisë të mos ketë asnjë ndalesë në kufi.

Sot qytetarët e Kosovës që vijnë për të pushuar në brigjet e bregdetit të Shqipërisë e kanë kaluar kufirin pa asnjë ndalesë./T Ch/

Asnjë koment

Comments are closed.