Hapet panairi i vetëpunësimit, marrin pjesë mbi 100 biznese të reja
Sot në Prishtinë hapet Panairi i vetëpunësimit 2019, ku do të marrin pjesë mbi 100 biznese të reja.
Panairi organizohet nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), në bashkëpunim më Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).
Panairi do të mbahet në Sheshin “Nëna Terezë” dhe do të jetë i hapur nga ora 09:00 deri në 18:00.