05-05-2024

40 aksidente e mbi 1 mijë tiketa për një ditë në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditura statistikat e përgjithshme gjatë 24 orëve të fundit.

Për një ditë në vendin tonë kanë ndodhur 40 aksidente. Prej këtyre, 19 me të lënduar, ndërsa 21 pa të lënduar.

 

Sa i përket gjobave në trafik, Policia ka shqiptuar 113 tiketa.

 

Për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 14 persona. Prej tyre 8 janë dërguar në mbajtje, ndërsa një në vuajtje të dënimit./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.