Hapja e kufirit me Shqipërinë përgjigjja e Ramës për Thaçin shkakton të qeshura
Kryeministri Edi Rama është shprehur i gatshëm për koordinim me Kosovën për hapje të mundshme graduale të kufirit me mes dy vendeve, por më parë tha se pret që të ketë koordinim të faktorëve politikë në Kosovë në mënyrë që edhe Tirana zyrtare ta dijë se me kë të flasë në Prishtinë.
Aktualisht Albin Kurti është kryeministër në detyrë i Kosovës, ndërkohë që Presidenti Thaçi ka mandatar Avdullah Hotin e LDK-së për krijimin e qeverisë së re.