24-04-2024

Hapja e rrugës Peqan-Reshtan, perspektivë për fermerët e Suharekës

Kanë filluar punimet për hapjen e rrugës Peqan-Reshtan, në gjatësi prej mbi 3 kilometrash, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Kryetari i komunës së Suharekës,Bali Muharremaj, ka njoftuar se fillimi i punimeve në këtë zonë po bëhet me qëllim të zhvillimit të mëtutjeshëm të bujqësisë në këtë komunë.

“Hapja e rrugëve fushore nënkupton, perspektivën për bujqit që duan ti rrisin kapacitetet e prodhimit”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, Muharermaj.

Asnjë koment

Comments are closed.