26-04-2024

Kryhet operacioni i parë me Laparaskop, në spitalin e Prizrenit

Në repartin e kirurgjisë, në kuadër të spitalit të përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, në Prizren është vënë në përdorim aparati i ri laparoskop për operacionet laparoskopike.

Në një njoftim të spitalit, thuhet se operacioni i parë është kryer nga ekipi i udhëhequr nga kirurgu, njëherësh drejtori ekzekutiv, Prof.ass.dr. Afrim Avdaj.

Spitali i Prizrenit është bërë me Laparaskop të ri, pas 15 viteve.

“Pajisje moderne, ne vlerë prej 60 mijë eurove, për kryerjen e operacioneve me metodat e fundit kirurgjike. Këtë vit kemi ndarë buxhet shtesë për pajisje për këtë spital. Përmirësimin e shërbimeve mjekësore nuk do ta kufizojmë vetëm në QKUK, por do ta shtrijmë në të gjitha Institucionet Publike Shëndetësore”, ka shkruar në facebook, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.