29-04-2024

Hara përshëndetet me të rinjtë malishevas

Pas një pune, afro 4 vjeçare në regjionin e Prizrenit, ku përfshihet edhe Komuna e Malishevës, Yusuke Hara, pati takim përshëndetës me zyrtarë lokal dhe të rinj të kësaj ane.

Në këtë takim të organizuar nga Qendra rinore, mori pjesë edhe Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Besa Kryeziu- Rama dhe zyrtari për rini, Mehdi Krasniqi.

Në njoftimin e komunës, thuhet se Kryeziu- Rama, në emër të Kryetarit të Malishevës, Ragip Begaj dhe të organeve lokale vlerësoi kontributin e Haras.

“Vlerësimet më të mira për praktikat e punës që na ofruat, për strategjitë, planet e veprimit dhe trajnimet e shumta që ndihmuat në organizim për të rinj dhe institucionet komunale, si përfaqësuese zyrtar i OSBE-së”.
Hara ndërkaq tha se ndihet mirë për qëndrimin në Malishevë për këto vite sa punoj, bashkëpunoi me të gjithë zyrtarët komunal, me të rinj malishevas që të shkëmbej përvoja nga vendi im Japonia dhe vendet tjera evropiane. “Po largohem me besimin dhe urimin që Malisheva dhe Kosova të prosperonin në shumë fusha të zhvillimit dhe integrimeve evropiane, faleminderit të gjithëve”, ka thënë ajo duke treguar se do të vazhdoi misionin në një vend afrikan

Në takimin përshëndetës iu nda mirënjohje, Yusuke Haras, nga Kryetari i Komunës së Malishevës.

 

Asnjë koment

Comments are closed.