19-04-2024

Haradinaj: Garë e nxehtë zgjedhore në Prizren

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj po merr pjesë në Kuvendin Zgjedhor të degës së këtij subjekti në Prizren.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj e ka vlerësuar si garë të nxehtë zgjedhore në Prizren.

Aleanca më e mobilizuar se asnjëherë, me numrin më të madh të nëndegëve dhe me mbi njëmijë pjesëmarrës në procesin e brendshëm zgjedhor”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Garë e nxehtë zgjedhore në Prizren. Aleanca më e mobilizuar se asnjëherë, me numrin më të madh të nëndegëve dhe me mbi njëmijë pjesëmarrës në procesin e brendshëm zgjedhor.

Uroj shumë sukses për të gjithë ata që do të marrin besimin për udhëheqjen e Aleancës në kryeqytetin tonë historik./IO

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.