Haradinaj: Hasi i ndarë padrejtësisht u bashkua në luftën çlirimtare
Haradinaj deklaroi se Hasi i ndarë përmes kufirit të vendosur padrejtësisht, u bashkua gjatë luftës çlirimtare.
“Hasi për dekada me radhë ishte ndarë me kufirin e vendosur padrejtësisht, por u bashkua gjatë Luftës Çlirimtare. Duke nderuar sot Heronjtë e Dëshmorët e “Brigadës 126” të Hasit, ne nderojmë kontributin e këtij rajoni në logjistikën e UÇK-së dhe strehimin e popullatës së zhvendosur.
Trimëria dhe bujaria e hasjanëve nuk do të harrohet asnjëherë!”,shkroi Haradinaj. /Telegrafi/