19-05-2024

Haradinaj jep dorëheqje si kryetar i AAK-së

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, njëherësh edhe kryetar i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të kësaj partie, transmeton Gazeta Metro.

Siç raportohet, ky veprim është marrë për shkak të shpalljes së zgjedhjeve të brendshme partiake dhe se deri në Kuvendin e ri të AAK’së do të jetë vetëm ushtrues detyre i kryetarit.

Këtë e ka thënë vet Haradinaj, i cili është ushtrues detyre si kryeministër i vendit gjithashtu, deri në formimin e qeverisë së re.

“Jam i dorëhequr. Do të thotë prej kuvendit të fundit të punës që e mbajtëm jam i dorëhequr. Kryej vetëm funksionet në dorëheqje që i kemi deri në zgjedhje”, ka thënë ai për EO.

Haradinaj  thotë se kanë vendos kritere të reja të organizimit të AAK’së, duke përfshirë edhe organizimin në pesë degë të veçanta në Prishtinë, duke shtuar se në këto zgjedhje do të aplikohet parimi, një delegate një votë, me çka hapet kapitulli i zgjedhjeve të reja në të gjitha nivelet e AAK’së.

“Ne e kemi hapur votën në total, në këtë rast nëse kandidoj Ramush Haradinaj nuk e ka një kundërkandidat, por i ka 100 kundërkandidatë. Secili prej tyre nëse ja qet votën vetes edhe unë vetes i bie që të gjithë kemi votë të barabartë duhet të hymë në raund të dytë në raund të tretë e ku di unë. Kemi bërë lëvizjen më të guximshme të mundur për hapje të garës dhe po ashtu e kemi bërë një lëvizje të guximshme me Prishtinën. Ne i kemi mbajtur dje takimet për këshillat iniciues të 5 degëve të Prishtinës, ndarja zonale dhe jemi në proces e sipër prej 20 shkurtit fillojmë me kuvendet inicuese të degëve të Prishtinës dhe punojmë me strukturën tonë të degës me nivelin qendror por edhe me qytetarë por edhe me autoritete me profesionistë që shprehin interesim”, ka thënë Haradinaj. /gazetametro.net

Asnjë koment

Comments are closed.