21-05-2024

Hallakamë në LDK: Vëllai i Gani Gecit e quan Isa Mustafën spiun të Serbisë e njeri i Rrahman Morinës

Halil Geci i cili është vëllai i Gani Gecit, e ka akuzuar rëndë liderin e LDK’së, Isa Mustafën, duke e quajtur spiun të Serbisë dhe njeri të Rrahman Morinës, transmeton Gazeta Metro.

Përmes një statusi të gjatë në Facebook, Geci ka bërë akuza të rënda në drejtim të Isa Mustafës, duke e cilësuar si bashkëpunëtor të Rrahman Morinës dhe si zëdhënës në ish-sistemin e Serbisë.

“LDK mori peshqeshin e dikurshem te Beogradit të instaluar me ndihmen e shikut në krye të LDK-s,për ta bërë të parin e vendit,bashkpuntorin e Rrahman Morines,dhe zëdhënsin e ishë sistemit serbisë”, ka shkruar Geci.

Ai tutje e akuzon Mustafen si kontribuues në ndryshimet kushtetuese të Serbisë, dhe që lobonte për Serbinë unike’.

“Kontributi i Isa Mustafës gjatë ndryshimeve kushtetuese të Serbisë ishte i pa zëvendësueshem .
Isa u bë zëdhënës i fuqishem për ndryshime kushtetuse ,për “Serbinë unike”, shkruan ndër të tjera Geci.

Statusi i plotë i Halil Gecit:

“Kualicioni LDK – VV u nisë me shije tradhëtie dhe ashtu do të mbarojë.

LDK mori peshqeshin e dikurshem te Beogradit të instaluar me ndihmen e shikut në krye të LDK-s,për ta bërë të parin e vendit,bashkpuntorin e Rrahman Morines,dhe zëdhënsin e ishë sistemit serbisë.
Ose “engjullin”mbrojtes të Sërbisë i kapur fort me shikun,parashutistin e tupanave i pikur nga “Qielli”enkas për apetitet shiko-serbe,ku dha rezultate marramendse me bërjen Kryetar shteti kryekriminelin Hashim Thaqin.
Si dhe humbjen e 8200 h, toke.
Dhe nënshkrimin e zajednices,me 23 shkelje kushtetuse.

Kontributi i Isa Mustafës gjatë ndryshimeve kushtetuese të Serbisë ishte i pa zëvendësueshem .

Isa u bë zëdhënës i fuqishem për ndryshime kushtetuse ,për “Serbinë unike”!

Derisa në Beograd festohej “Serbia unike” dhe “Dita e ribashkimit” të saj, rrugët e Kosovës ishin përgjakur nga njësitë speciale të Serbisë. Nga 23 – 28 mars 1989 u vranë 22 shqiptarë dhe u plagosën rëndë rreth 300 të tjerë. (N.Gjeloshi, fq.107)
Diferencimi ideo-politik dhe avansimi i Isa Mustafës skishte të ndalur,kur shqiptaret vriteshin ky avansohej nga pushtusi,dhe lobonte për Serbin unike.

ISA ishte bërë zëdhenes i ndryshimeve kushtetuse.
Derisa Kosovës ju morë autonomia,Isa Mustafa ishte kundra Apelit të 215 intelektualëve shqiptarë, që ishin dalur në mbrojtje të kushtetutes.

Isa mustafa si atehere edhe sot po e luan rolin e zëdhënsit të dikurshem,duke i falur 8200 h tokë Cerna Gires ,si dhe duke e nënshkruar mini serbin e vogël me zajednicen interesante me 23 shkelje kushtetuse…!!??

Paramendoni si kanë arritur sherbimet me vendosur ISA MUSTAFEN kryespiunin në krye të partis të Ibrahim Rugovës.

Edhe pse populli e ka denuar Isen me humbjen e 6 palë zgjedhjeve, sherbimet anti Kosovë së bashku me njerzit e tyre brenda LDK-s e mbajn si quranin me një këmbë e me një krrole,derisa ti realizojn objektivat e tyre.

Tanimë Isa nga VV kërkon ta mbeshtes pas një viti për kryetar shteti,kurse për ti bërë 80 votave aq sa i duhen,kujdeset PDK-ja dhe Lista Serbe !
PDK-ja me perkushtim e ruan nënshkrusin e Zajednices me 23 shkelje kushtetuse,dhe humbsin e 8200 h toke..!
Se a e hanë këte qorbë VV-ja mbetet të shihet!

LDK mbron dhe tenton ta avansoi deri te kryetari i shteti,
Hajnin e 3%,sabotusin dhe shantazhusin me te madhë të Ibrahim Rugovës,dhe të LDK-s e shumë e shumë poshtersi të ti të njohura boterisht për opinionin e gjërë.

Tentimi i mbshtetsve të LDK-s për ta ndrruar mbas 1 viti Hashimin me Isen është njësoj si Ali Hoxha si Hoxh Alia.

LDK-ja i bllokoi institucionet shkeli dhe tradhetoi zërin e votusit të LDK-s ,për tia amnistuar tradhetit,hajnit e kryetarit me te turpshem që ka pasur kjo Tokë.

LDK-ja ka nisur tradhetin brenda vetë strukturave të veta,duke e tradhëtuar Vjosen që vet e zgjodhen për ti prirë listes , dhe vetë e shantazhuan.

Shtyrja në brryla e “Koloseve” për ta marrur timonin e partis,e bëri Isa Mustafen një gjelë të lodhur për nga natyra,dhe të ashper per nga veprimet,duke i“përfenë”të gjithë ata që gjenden brenda partis!

Marrveshjet sekrete të Ises veq e veq me zhurmagjit brenda LDK-s jep rezultate të mahnitshme,për karrieren e tij për te parin e vendit.

Ises as nuk i intereson Kosova as Vjosa,ai ja ka mësyer te parit te vendit!

Për neutralizimin e Vjoses janë të bashkuar të gjithë,për t’ja marrur suksesin e 160 mi votusve,duke mos e konsideruar fare që është gjallë.

Vjosa para kolosvë është humbse dhe natyrisht kur i humbë zgjedhjet mbaron karirera!

Vjosa nuk e ka kaqikun e Ises ti humbë 6 palë zgjedhje dhe te qendron gjithnjë i pari.

Se si do ta kaloi Vjosa kte situat mbetet te shihet..!

Me rëndesi është që Isa me Albinin nuk do tia arrinë kurrë ti shuaj ambiciet e veta për të qenë i pari vendit.

Nese Albini e banë ktë gjest kurrë ma s’do ket mundesi te jetë i pari i vendit..!

Ndonjeher dyshoi në ndonjë marrveshje sekrete se Isa ska qenë fare i interesuar për vendin e kryeparlamentarit.
Atij i intereson të zhagitet në krye të shtetit me një këmbë e me një krrole …!

Ne të kunderten LDK-ja nese e lejon kushtetuta ajo e ka lidhur nyje me PDK-n dhe aty e ka vendin.

Nese Vjos je e paster trego kush je ti,e ki obligim tu tregosh votusve
tu – LDK-s qka po ndodhë në LDK????

Pse nuk po ndodhë kualicioni?????

A do te ndodhë kualicioni dhe kur ?

Pse spo ndegjohet zëri yt?????

Pse pse pse pse trego ????

Pse po e mbani pegë Kosovën pse pse pse…..!????”./gazetametro.net

Asnjë koment

Comments are closed.