Haradinaj: Kurti hoqi rrethojat, por endet me veturë të blinduar
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për heqjen e rrethojave nga objekti i Qeverisë së Kosovës. Ai këtë nuk e shoh si diçka tragjike, por ka thënë se këtë vendim është dashur ta marrin institucionet përkatëse. Sipas Haradinajt, është mirë që Qeveria të jetë e hapur para qytetetarëve dhe është kulturë një gjë e tillë.
“Është mirë të hiqen, është kulturë, sepse qeveria s’ka pse të ruhet nga populli. Mirëpo këtë vlerësim është dashur ta marrin institucionet përkatëse”, tha Haradinaj. Por, Haradinaj ka theksuar se përderisa Kurti heq rrethojat, ai ende endet me veturë të blinduar.
“Nuk besoj që që z. Kurti shkon te ato ekstremet, e ka të vështirë rikthimin në pushtet. Nuk është tragjike që VV ka rënë nga pushteti, mund të kthehet”, ka thënë Haradinaj.