24-04-2024

Haradinaj lëshon foltoren në Kuvend, i pengohet fjala nga ministri Murati

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ndërprerë fjalën e tij në seancën e sotme plenare.

Kjo pasi që Haradinaj teksa po fliste për grevat në arsim dhe mosrritjen e pagave që nga viti 2018, është penguar nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

“Urdhno në foltore, udhno, urdhno t’lutna në foltore..”, tha Haradinaj dhe më pas u largua duke e lënë fjalimin e tij në gjysmë.

Ministrit ia ka tërhequr vërejtjen edhe kryekuvendari Konjufca, i cili i kërkoi që mos t’i pengojë deputetët teksa flasin. /Gazeta Sinjali.

Asnjë koment

Comments are closed.