Haradinaj në mëngjes qëndroi në Suharekë
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj mëngjesin e sotëm ka qëndruar në Suharekë, transmeton ‘Gazeta e Prizrenit’.
Në fotot e postuara nga kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, shihet duke pirë kafen e mëngjesit me Haradinajn.
“E nisëm ditën me kafenë e mëngjesit në Suharekë me Liderin Ramush Haradinaj, duke e falenderuar për mbështetjen që i ka dhënë Suharekës si udhëheqës i Qeverisë së Kosovës”, ka shkruar ndër tjera në ‘facebook’ Muharremaj.
Ndryshe Haradainaj, gjatë fundjavës shpesh është parë duke shëtitur nëpër bjeshkët e Kosovës. /GazetaePrizrenit.net