Haradinaj në Prizren: Shteti, ekonomia dhe drejtësia janë tri motive të shenjta për AAK-në
Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë që ai drejton në qytetin e Prizrenit.
Në një shkrim në Facebook ai ka bërë të ditur tri motivet e shenjta të vizionit të paritsë së tij.
“Shteti, ekonomia dhe drejtësia janë tri motive të shenjta për vizionin e Aleancës”, ka shkruar ai.
Ky është shkrimi i plotë i tij:
Shteti, ekonomia dhe drejtësia janë tri motive të shenjta për vizionin e Aleancës. Me strukturat e AAK-së në Prizren ritheksova se platforma fituese e zgjedhjeve që i kemi përpara, është oferta jonë. Aprovimi i fuqishëm i konceptit 100% shtet është pikënisja që ta orientojmë tërë energjinë në proceset e brendshme zhvillimore.
RH
/Gazeta Express/