07-10-2024

Haradinaj paralajmëron pajtim me Serbinë për të ecur përpara

Kryeministri i Kosovës, njëherit kryetari AAK-së Ramush Haradinaj, nga Theranda ka dërguar mesazhin se Kosova dhe Serbia duhet të pajtohen dhe ta njohin njëra tjetrën në mënyrë që Kosova të ecë përpara dhe të mos stagnoj drejt integrimit evropian.

Ai në Kuvendin zgjedhor të AAK-së në Therandë, tha para delegatëve të kësaj partie se Kosovës i duhet gjithsesi që të shkojë në OKB. E, kjo sipas tij, është duke u njohur mes vete me shtetin fqinjë, Serbinë.

“Por për ta mbyllur rrugën tonë ne nuk duhet ë frikësohemi të ecim përpara drejt anëtarësimit në OKB. Nëse na frikësohemi ta kërkojmë këtë të drejt se po e tradhtojmë vetën rrugës, atëherë nuk kemi pasur nevojë të vijmë fare deri këtu, kemi mndur të ndalemi me kohë. Ne duhet të shkojmë gjithsesi deri në OKB, Kosova duhet të arrij deri në anëtarësim në OKB se atëherë kryhet rruga e nisur. Nuk është lehtë për Kosovën me u njoftë me Serbinë, mu njoftë ne ndërvete nuk është lehtë sepse ne e dimë, i kemi këtu Beridhët, e sa berish tjerë masakra në Kosovë, që Krushën e kei afër. Neve na duhet kur të njihemi me Serbinë t’ia japim dorën duke iditur këto masakra, do ta bëjmë këtë sepse ne duam të ecim përpara”, tha Haradinaj.

Edhe para qytetarëve të Therandës, kreu i Qeverisë ka thënë se liberalizimit të vizave i ka ardhur koha që të bëhet sepse tanime kanë lidhur një kontratë me BE-në, siç është MSA-ja, që do të thotë se rruga e Kosovës drejt BE-së është nisur.

Kreu i ekzekutivit tha se gjitha këto do të bëhen, por jo duke lënë anash ekonominë dhe zhvillimin ekonomik, sepse janë duke bërë shumë edhe në këtë drejtim.

Kryetari i Therandës, Bali Muharremaj, u shpeh se AAK e riktheu qeverisjen në Therandë dhe deri këtu kanë ardhur falë punës së madhe.

AAK-ja ka mbajtur kuvendin e tetë zgjedhor edhe në Klinë, e Rahovec, ku Haradinaj përmendi temat e mëdha që Kosova i ka përpara.

AAK kuvendet zgjedhore do t’i vazhdojë edhe ditëve në vijim, deri në përmbylljen

 

Asnjë koment

Comments are closed.