06-05-2024

Haradinaj reagon pas lajmit nga Haga: Besojmë në pafajësinë e Presidentit Thaçit e Kryetarit Veseli

Pas lajmit se Prokuroria Speciale ka dorëzuar aktakuza për presidentin e vendit, Hashim Thaçin dhe kreun e PDK-së, Kadri Veselin, kryetyar i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se beson në pafajësinë e Thaçit dhe Veselit si dhe të gjithë bashkëluftëtarëve tjerë.

Ai në Facebook ka shkruar se populli shqiptar i Kosovës me të drejtë zhvilloi luftë për liri, pas shtypjes së egër nga regjimet e ndryshme serbe, që zgjati pothuajse një shekull, duke kulmuar me regjimin e Millosheviqit.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të pastër, rezultat i së cilës ishte liria dhe themelimi i Republikës së Kosovës. Ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Thaçi, kryetarit Veseli dhe të gjithë bashkëluftetarëve të tjerë”, ka thënë Haradinaj.

Asnjë koment

Comments are closed.