Has: Del fotografia e të riut që humbi jetën në aksident fatal në komunën e Gjakovës
Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në fshatin Vogovë të Gjakovës, ku një person ka humbur jetën dhe tre kanë mbetur të lënduar.
Gjatë ditës u raportua se viktima është Musli Pavdeja, 31-vjeçar nga fshati Krumë e Shqipërisë.
Gjatë ditës u raportua se viktima është Musli Pavdeja, 31-vjeçar nga fshati Krumë e Shqipërisë.
Viktima dyshohet se e ka shkaktuar aksidentin pasi ka humbur kontrollin mbi automjet.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi I Policisë Rajonale në Gjakovë, Sheremet Elezaj.
“Si pasojë e aksidentit, një person, mashkull dhe shtetas i Shqipërisë, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor”.
Gazeta e Prizrenit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e viktimës!