24-11-2024

Has: Stoli ari dhe para vidhen sërish në fshatin Krajk

Hajnat kanë vizituar sërish Hasin. Stoli ari të ndryshme dhe para të gatshme janë vjedhur mbrëmë në një shtëpi të fshatit Krajk të Prizrenit.

Sipas policisë, rastin e ka paraqitur pronari, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, shkruan Gazeta e Prizrenit.

“Fsh. Krajk, Prizren 02.12.2020-19:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kishin depërtuar në shtëpinë e tij ku kishin vjedhë stoli ari të ndryshme dhe para të gatshme. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë.

Një rast i vjedhjes së rëndë në këtë fshat, ka ndodhur një muaj më parë. Hajnat patën vjedhur 50 mijë euro dhe stoli ari në vlerë prej 40 mijë euro. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.