25-04-2024

Hasi e ka gati 20 herë më afër Gjakovën se Tiranën, por taksa pengon banorët që të furnizohen në Kosovë

Megjithëse Gjevat Koka nga fshati Letaj i Bashkisë së Hasit e ka 10 km afër Gjakovën, materialin ndërtimor për shtëpinë detyrohet ta marrë në Tiranë që është 180 km më larg.

Krejt kjo shkak i taksës doganore që duhet paguar për marrjen e materialit ndërtimor andej kufirit.

Edhe pse një popullsi e madhe, por e shpërndarë në pjesë të ndryshme të viseve malore, ka bërë që bizneset e vetme të jenë dyqanet ushqimore, raporton TopChannel.

Banorët kërkojnë nga qeveria shqiptare që të gjendet një formë që kjo taksë të largohet të paktën për banorët e rrethinës.

Buzë vijës kufitare me Kosovën, Shqipëria ka tri bashki që janë pjesë e Qarkut të Kukësit, është Bashkia e Kukësit, Hasit dhe Tropojës, që gjithsej kanë rreth 110 mijë banorë me mbi 100 fshatra.

Të gjitha këto zona janë qindra kilometra larg nga zonat e zhvilluara të Shqipërisë, mirëpo janë pak kilometra nga Qyteti i Prizrenit dhe Gjakovës që janë në anën tjetër të kufirit në pjesën e Kosovës.

Asnjë koment

Comments are closed.