22-11-2024

Haskuka anulon konkursin për drejtorë të shkollave

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka njoftuar për anulimin e konkursit për drejtorë të shkollave. Ai këtë e ka bërë përmes një deklarimin në faqen e tij  të “facebookut”.

 

Haskuka fillimisht ka uruar Drejtorinë e Arsimit për punën e bërë në periudhën gjashtëmujore,  ku siç ka thënë janë bërë më shumë punë se në 10 vjeçarin e kaluar.

 

“DKA është një nga drejtoritë më të suksesshme që ka bërë një punë të madhe në përpilimin e rregulloreve dhe udhëzimeve të reja për përmirësimin e gjendjes në arsim si dhe fillimin e investimeve të reja në rregullimin e infrastrukturës arsimore”, ka shkuar ai.

 

“Po ashtu mund të konstatoj që DKA ka bërë një punë të mirë në përmirësimin e procesit të përzgjedhjes së drejtorëve duke e hapur procesin dhe përmirësuar transparencën. Por përmirësimi i procesit nuk ka qenë i mjaftueshëm.Si kryetar i Komunës, në bazë të të gjeturave gjatë procesit të përzgjedhjes së drejtorëve, uroj DKA-në për përkushtimin për të pasur një përzgjedhje të drejtë të personelit udhëheqës arsimor në shkollat e Komunës së Prizrenit, gjersa ka vërejtur lëshime teknike nga ana e Komisionit përzgjedhës, të cilat kanë sfiduar procesin e këtillë”, ka shkruar më tej ai.

 

Haskuka ka deklaruar se në bazë të të gjeturave të punës së Komisionit, konstatohet se procesi i përzgjedhjes nuk i ka plotësuar të gjitha kriteret ligjore të përcaktuara në UA 08/2014 dhe Udhëzuesit për zgjedhjen e drejtorëve të shkollave Nr 1130/18 të Komunës së Prizrenit, konstaton se përzgjedhja preliminare ngrit dyshime për validitetin, andaj merr vendim për anulimin e konkursit Nr.01-111-58856 të shpallur nga DKA më 24.04.2018.

 

Asnjë koment

Comments are closed.