Haskuka: Do të bëjmë krijimin e Zyrës për Koordinim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar në Prizren

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunë së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka shpalosur një pjesë të planprogramit të tij për këtë qytet.

Ai në Rubikon të Klan Kosovës ka theksuar se do të krijojnë një zyrë për koordinim dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

“Parku i Inovacioneve dhe Trajnimeve pas shumë problemeve është shpallur zonë ekonomike, tani do të bëjmë edhe krijimin e Zyrës për Koordinim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar. Komuna ka më shumë se 106 marrëveshje mirëkuptimi nga organizata qoftë vendore dhe ndërkombëtare për bashkëpunime dhe investime”.

“Tek zona e industrisë së lehtë nuk është bërë asnjë hapje e rrugës, ne do të bëjmë infrastrukturën e zonës industrisë së lehtë. Një problem që e kemi parë është se nuk kemi kompani publike komunale, ndërmarrja publike duhet të merret me menaxhimin e rrugëve dhe mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra”.

“Do të kemi tregun modern të gjelbër, për produktet bujqësore si dhe do të punojmë në modernizimin e fermave në Prizren, sidomos në bujqësinë organike.  Do të bëjmë funksionalizmin e rrugës Bajram Curri dhe Lagjës së Trimit, do të bëjmë rrethin e dytë unazor, do të bëhet hapja e kësaj rruge, tani më problemet ligjore i kemi tejkaluar për këtë”, ka thënë Haskuka.