Haskuka e vlerëson si të mirë raportin e Auditimit për Prizren

Partitë opozitare në Prizren, gjatë ditës së djeshme kishin akuzuar kryetarin e Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka për keq qeverisje në këtë komunë.

Sipas drejtuesve të degës së PDK-së dhe LDK-së në Prizren, gjetjet e Auditorit për vitin 2019 tregojnë se në qeverisjen komunale ka mjaft parregullsi dhe sipas tyre këto praktika po rrezikojnë funksionimin normal të komunës.

Si kundër përgjigje ndaj këtyre akuzave, kryetari Haskuka, ka thënë se raporti i auditimit për vitin 2019 për Prizrenin, është më e mirë se asnjëherë më parë ngase në vitin 2016 kur PDK ishte në pozitë, keq klasifikimet ishin në vlerë 2,227,559 Euro, ndërsa në vitin 2019 kjo shumë ka rënë në vlerën 444,013 Euro.

Sipas tij, ata që kuptojnë matematikë e statistikë, mund të kalkulojnë ndryshimin.

Në anën tjetër, opozitarët kanë deklaruar se PDK po analizon raportin jo vetëm për të reaguar në medie, por edhe që shkeljet të adresohen në Prokurori.

Lexo edhe:

Dorëzohet kryetari Mytaher Haskuka