23-11-2024

Haskuka: Edhe në Prizren mund të shpallet karantina

Tri raste të reja, sot kanë rezultuar të infektuar me COVID-19. Pas kësaj, kryetari i komunës së Prizrenit,  Mytaher Haskuka,  ka reaguar duke thënë se nëse vazhdojnë daljet në qytet, edhe Prizreni mund të shpallet karantinë.

Ai ka bëri thirrje që të gjithë t’i respektojmë masat, transmeton Gazeta e Prizrenit.

“Ekipet do të konstatojnë numrin e kontakteve të rasteve të reja me COVID-19 dhe të gjithë do të intervistohen dhe do të testohen. Ata që kanë ndonjë simptom duhet të vetizolohen dhe të kërkojnë ndihmën nëpërmjet telefonit në numrin 194 ose 038 200 80 800.

Në Prishtinë sot është shpallur karantinë për shkak të numrit të madh të rasteve që rezultuan pozitive. Nëse vazhdojnë daljet në qytet, edhe në Prizren mund të shpallet karantina.

Të gjithë duhet t’i respektojmë masat, mos të dalim nga shtëpitë dhe të qëndrojmë në shtëpi. Nuk ka justifikim, dalja jashtë pos për ushqim apo barna. Ta ruajmë veten dhe familjen!”, ka shkruar Haskuka. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.