Haskuka i turpëruar ta përgatisë valixhen për të ikur
Shkruan: Ilir Baldedaj
Mytaher Haskukën edhe e kuptojmë. Drejtorët e shkollave nuk janë në partinë e tij, dhe e do plotësimin e këtij kushti.
Pasi ata nuk pranuan do t’i zgjedh drejtorët “për qejfi të vetë e të partisë”.
Po me zv/drejtorët ç’pati?
Apo edhe ata synoi e dëshiroi t’i anëtarësojë në LVV e pasi nuk ia arriti, ua ndërpreu kontratat e punës.
Çka po synon me këto hapa kryetari ynë i famshëm e legjendar…
Që t’i fus në grusht të gjitha shkollat…
Do anarki nëpër shkolla Mytaher Haskuka që t’i realizojë planet e tij…sepse ende ka familjarë e akraballëk që do t’i punësojë….
Populli thotë kungulli nuk shkon gjithmonë mbi ujë…prandaj vetë sistemi ynë arsimor do t’i dëbojë nga shkolla këto budallallëqe të Mytaher Haskukës.
Ai, Mytaher Haskuka s’po bënë gjë tjetër veç po ia kthen turpit të dy faqet…
Dhe i turpëruar ai duhet të nis ta bëjë gati valixhen e të ik në theqafje…
( Autori është shef i kuvendarëve nga radhët e AAK-së në Prizren )
P.S.
Shkrimet e opinioneve janë shprehje e mendimit të lirë, dhe jo domosdoshmërisht përfaqësojnë edhe qëndrimin e portalit “GazetaePrizrenit.net”.