25-04-2024

Licencohen edhe 18 laboratorë privatë për testime serologjike

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar listën e gjashtë të institucioneve të licencuara private për të ofruar shërbimin e testit për SARS COV-2.

Prej tyre 6 janë në Prishtinë, 4 në Pejë, 1 në Ferizaj, 1 në Gjakovë, 2 në Gjilan, 1 në Kamenicë, 1 në Shtime, 1 në Prizren dhe 1 në Mitrovicë.

Deri më tani Ministria e Shëndetësisë i ka licencuar për RT PCR vetëm 2 laboratorë.

Marrë parasysh njoftimin e fundit, në gjithë territorin e Kosovës deri më tani janë licencuar 87 laboratorë për kryerje të testeve serologjike dhe virologjike për sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi.

Më 10 gusht, Ministria e Shëndetësisë ka nisur lëshimin e licencave për institucionet private shëndetësore që ato të kryejnë teste për COVID-19. Më parë, këtë shërbim e kryente vetëm Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 11,848 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Më poshtë gjeni 18 laboratorët e licencuar për testime serologjike.

Asnjë koment

Comments are closed.