23-11-2024

Haskuka kritikohet nga lexuesit për klubin Liria

Lexuesit e kanë “bombarduar” kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskukën, me mesazhe, sa i përket klubit të futbollit Liria, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”

Haskuka një ditë më parë, derisa ka publikuar një foto përmes llogarisë personale në “Facebook”, ka renditur një varg suksesesh që kanë arritur “Arpagjik’t” pas një takimi me kryetarin e klubit, Ilijaz Ilijazin.

Derisa njohës të rrethanave në sportin prizrenas e kosovar, kanë kritikuar Lirinë, për rezultate të dobëta, ku pas 11 ndeshjeve ka vetëm 3 fitore, ndërsa është e parafundit në tabelën e klasifikimit me vetëm 9 pikë, kjo nuk e ka dekurajuar Haskukën, të deklarojë se beson në sukseset e klubit bardhe e zinj.

“Rrugëtimi i drejtë shpeshherë nis me vështirësi të mëdha. I tillë është edhe rrugëtimi i Lirisë. Rezultatet jo të mira të këtij stinori, nuk duhet të sjellin dëshpërim, por përkundrazi, duhet të jenë shkas për më shumë punë e përkushtim”, ka shkruar Haskuka.

Fotografia e Mytaher Haskuka

Numri më i madh i komenteve ka qenë kritikues, ndërsa ka pasur edhe replika mes lexuesve, të cilat janë munduar t’i arsyetojnë t’i arsyetojnë thëniet e tyre. Po ashtu disa kanë qenë edhe në përkrahje të Haskukës dhe kryesisë aktuale të Lirisë.

Haskuka është kritikuar sa i përket deklarimeve se Liria në radhët e veta tashmë ka më shumë lojtarë vendas se sa të transferuar. “Klubi i Lirisë më herët ka pasur 14 futbollistë të huaj, ndërsa sot, 22 prej 27 futbollistëve janë të komunës së Prizrenit”, ka shkruar ai.

Lexuesi: Safet Kadriaj ka shkruar se “lojtaret nga Shqipëria nuk janë lojtarë të huaj. Ai më tej ka thënë se “kryetari i kf liria na ka ba ‘block’ne fb te gjitheve qe shprehim pa knaqesi per rrezulltatet jo te mira te kf liris, si me u pas kan liria pron private e tij”. Ky koment ka marre pastaj disa pëlqime”.

Fitim N. Shala: E knaqe me kta 22 t’Komunes qe kokan kysmet ligen e 5 edhe dil krenohu prap.

Ndërkaq, disa nga komentet tjera të lexuesve kanë qenë:

Ilir Basha ka shkruar se: “Jo, jo kryetar qyteti e meriton nje klub me name ne trojet shqiptare e me gjere. Nuk eshte fillimi por paksi me vones nese nuk merrni trajnee te huaj dhe perforcime nga jashte. Pra se prap ju uroj pune te mbare dhe suksese,por jepi pak zore ketyre bilmezave se rame nje lige me poshte.

Rron B. Bllaca Kf Liria pretendent kryesor per me ra prej liges .Une nuk po e kuptoje kryesin e liris qka nuk shkoje mire sezonin e kalun, Liria shume mire ke pse ky nderim drastik i klubit iken lojtaret e shqipris , iki treneri etj. Edhe tash po thuni qe shume mire jemi tu shku !!! Pamarparasysh sa lojtar te huaj kan qen po klubin ta kan mbajt ne 4shen e pare tash ku jemi ?.

Lexuesi Debatik Hasani ka shtruar një pyetje: “Kryetar ti po thua se “besoj fuqishëm ne këtë klub, dhe frytet e kësaj pune( që po bëhet ne klub, gjithmonë sipas jush) do të vijnë se shpejti”, ta zëmë se ndodhi e kundërta a do te ndiheni përgjegjës se paku për ketë?”.

Koment ka bërë edhe avokati i njohur prizrenas, Ether Rogova: “Fatkeqësisht jon është se të gjithë kryetarët e pasluftës kurrë nuk kanë vesh patika”, ka thënë ai.

Në komente është kyçur edhe kryetari i klubit Liria, Ilijaz Ilijazi, që ka falënderuar kryetarin Haskuka, për përkrahjen financiare ashtu edhe morale ndaj klubit. “Si klub ju jemi shumë mirënjohes juve pa anashkaluar edhe Drejtorin e DKRS Zt. Ehat Oreshka për të gjitha çfar keni bërë që së pari të mos shuhet klubi sepse ishte para kolapsit e pastaj edhe për mbarëvajtjen e tij gjerë ne ditët e sotme ,edhe pse jemi duke kaluar ne nje gjendje të rëndë pêr mungesë rezultatesh ne ju premtojmë se jemi të mobilizuar dhe të angazhuar që ta tejkalojmë edhe këtë situatë të vështirë ( jo pêr fajin tonë )”, ka shkruar ai.

Për shkak të origjinalitetit, mesazhet e lexuesve në të shumtën nuk janë redaktuar dhe janë marrë ashtu siç qëndrojnë edhe në postimin e bërë./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.