Haskuka paralajmëron ndërtimin e dy çerdheve të tjera
Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka folur për çerdhet publike, të cilat mungojnë në këtë qytete.
Ai tha se janë duke u ndërtuar dy çerdhe, njëra e financuar nga komuna e këtij qyteti, ndërsa tjetra nga ministria.
Sipas tij, këtë vit po mendojnë që të përurojnë çerdhen publike e cila është e financuar nga komuna.
“Po ndërtojmë dy çerdhe publike. Njëra është investim i komunës dhe po mendojmë që sa më shpejt ta përfundojmë, këtë vit ta hapim. Ndërsa çerdhja tjetër është me fond të ministrisë”, tha ai.
Kryetari Haskuka po ashtu tregoi se këtë vit po mendohet të ndërtohen edhe dy çerdhe tjera me donacion nga Bashkimi Evropian (BE).
“Sivjet do të nisim ndërtimin edhe të dy çerdheve tjera në lagjen Arbana donacion i BE-së”, ka thënë ndër të tjera, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. /Telegrafi/