Haskuka priti në takim kryetarin e degës së LDK-së Anton Qunin
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka pritur në takim përfaqësuesit e kryesisë së degës së LDK-së në Prizren.
Ai përmes faqes së tij në Facebook, ka njoftuar se ka pritur kryetarin e ri të kësaj dege, Anton Qunin dhe ish-kryetarin dhe deputetin aktual, Haxhi Avdyli.
Haskuka ia ka uruar Qunit, postin e ri si kryetar i LDK-së në Prizren.
“Me këtë rast, kryetarit Quni i urova suksese në postin e ri, ndërkaq në bashkëbisedim diskutuam rreth koordinimit sa më të mirë të koalicionit në qeverisjen lokale”, ka shkruar Haskuka. /GazetaePrizrenit.net /